Më shumë se 100 persona janë arrestuar në shtetin perëndimor indian të Maharashtras, pasi një person u vra dhe tetë u plagosën në përleshjet mes komuniteteve atje.
Dhuna në qytetin Akola u ndez nga një postim në rrjetet sociale për filmin kontrovers “Kerala Story” i cili trajton Shtetin Islamik, raportoi BBC.
Policia tha se trazirat fillimisht filluan të shtunën kur anëtarët e komunitetit lokal u mblodhën jashtë stacionit të policisë Akola për të protestuar ndaj një postimi në mediat sociale në lidhje me filmin./FolDrejt/