India e cila është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në 24 orët e fundit ka regjistruar 184.372 raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Indisë me vdekjen e 1.027 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 172.085, transmeton Anadolu.
Numri i vdekjeve të regjistruara çdo ditë në vend arriti nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit. Në Indi në 24 orët e fundit u zbuluan 184.372 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.873.825.
Kjo ishte shifra më e lartë e rasteve ditore që nga 30 janari 2020 kur u shënua rasti i parë me COVID-19.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Maharashtra me 3.519.208, Kerala 1.180.397 dhe në Karnataka 1.083.647.
Numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 arriti në 12.336.036 kurse numri i pacientëve të cilët janë në trajtim arriti në 1.365.647.
Sipas faqes “Woldmeters” e cila azhurnon të dhënat e COVID-19, India është vendi i dytë me më shumë raste dhe i katërti me më shumë viktima nga koronavirusi.