India do t’i japë përparësi nevojave të saj energjetike dhe do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, sinjalizoi ministri i Jashtëm i Indisë kur hyri në fuqi kufiri i çmimit i vendosur nga G7, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishankar komentoi pasi vizitoi homologen gjermane Annalena Baerbock, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe luftën e Rusisë në Ukrainë.
Jaishankar tha se nuk është e drejtë që vendet evropiane t’i japin përparësi nevojave të tyre për energji, por “t’i kërkojnë Indisë të bëjë diçka tjetër”.
“Evropa do të bëjë zgjedhjet që do të bëjë. Është e drejta e tyre”, u tha ai gazetarëve.
India deri më tani nuk është zotuar për kufirin e çmimit prej 60 dollarë për fuçi të naftës ruse.
Jaishankar nuk iu referua drejtpërdrejt kufirit të çmimit, por tha se Bashkimi Evropian po importonte më shumë lëndë djegëse fosile nga Rusia sesa India.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës, India ka rritur vazhdimisht blerjet e saj të naftës ruse me zbritje./FolDrejt/