Landeri i Chandrayaan-3 ka prekur sipërfaqen hënore, duke e bërë Indinë vendin e parë që ul me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.
Të gjitha misionet e mëparshme në Hënë kanë rënë pranë ekuatorit – por eksplorimi i polit jugor është çelësi për kërkimin e ujit.
Pas këtij suksesi, duartrokitje e furishme shpërtheu në dhomën e kontrollit ndërsa India bëri histori.
Kryeministri Indian, Narendra Modi u paraqit në ekran duke buzëqeshur dhe duke valëvitur një flamur indian ndërsa Chandrayaan-3 bëri uljen e suksesshme.