Parlamenti indian të mërkurën ka kaluar një ligj kontestues i cili diskriminon miliona muslimanë të Indisë. Ligji i ri i sjellë nga qeveria nacionaliste hinduse, thekson se pasaportën indiane mund ta marrin emigrantët ilegalë të cilët kanë ardhur nga tre shtetet fqinjë të Indisë përpara 2015, por jo në rast se janë muslimanë, informon SABAH, përcjell foldrejt.com. Ligji kaloi me 125 vota pro dhe 105 vota kundër, duke sjellur protesta në shumë qendra urbane të Indisë. Sëpaku 25 protestues janë plagosur.
Pra pasaportën indiane mund ta fitojnë gjithë krishtërët, hindusët, sikët, budistët, zoratrustët që kanë ikur nga tre shtetet me shumicë muslimane Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani.
India është një shtet që ka një minoritet prej rreth 200 milionë muslimanëve, por që është religjioni me rritjen më të madhe në këtë shtet me mbi një miliardë banorë./Foldrejt.com