India do të zgjerojë programin e vaksinimit kundër koronavirusit, njoftoi të martën Qeveria e këtij vendi.
Nga 1 maji, të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç do të mund të vaksinohen.
Përparësi në vaksinim kanë punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 45 vjeç.
Javën e kaluar, Qeveria tha se ka vetëm 27 milionë doza – të mjaftueshme për nëntë ditë me ritmet aktuale të vaksinimit.
Që nga 15 prilli, India raporton rreth 200,000 raste të reja në ditë.
Shifra tejkalon shumë kulmin e vitit të kaluar, që ishte mesatarisht 93,000 raste në ditë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India ka numrin më të madh të të infektuarve, pas SHBA-së.
Ajo ka konfirmuar mbi 15 milionë raste pozitive dhe mbi 180,000 vdekje.