Të paktën tetë njerëz u vranë nga të shtënat natën vonë në një objekt të FedEx në qytetin amerikan të Indianapolis nga një person i armatosur i cili besohet të ketë vrarë pastaj veten, tha policia.
Shumë të tjerë u plagosën të enjten mbrëma kur shpërthyen armët në strukturën pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Indianapolis, tha zëdhënësi i policisë Genae Cook.
Të paktën katër persona u shtruan në spital, duke përfshirë një person me dëmtime kritike. Dy persona të tjerë u trajtuan dhe u lanë të lirë në vendin e ngjarjes, tha Cook.
Dorasi nuk u identifikua menjëherë dhe hetuesit ishin ende në proces të kryerjes së intervistave dhe mbledhjes së informacionit.
Cook tha se ishte shumë herët për të treguar nëse personi që kishte qëlluar ishte një punonjës në objekt.
Policia u thirr në njoftime për të shtëna me armë menjëherë pas orës 11:00 dhe oficerët vëzhguan një skenë aktive të ngjarjes, tha Cook.