Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Bali javën e ardhshme, njoftoi zyrtari i qeverisë indoneziane Jodi Mahardi.
Si mikpritëse e G20-ës, Indonezia i ka rezistuar presionit nga vendet perëndimore dhe Kievi për të tërhequr ftesën për Putinin nga samiti i liderëve dhe për të dëbuar Rusinë nga grupi për luftën në Ukrainë, me zyrtarë nga vendi që vazhdimisht thonë se nuk e kanë autoriteti për ta bërë këtë pa konsensus midis anëtarëve.
Moska do të përfaqësohet nga ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov”, tha Mahardi, transmeton Fol Drejt.