Forcat detare të Indonezisë të shtunën e shpallën të fundosur nëndetësen e zhdukur, ndërsa të gjithë 53 anëtarët e ekuipazhit të vdekur, pas gjetjes së gjësendeve që besohet se u përkisnin detarëve.
Zyrtarët ushtarakë thanë se ekipet e shpëtimit nga Indonezia dhe vendet tjera do t’i vlerësojnë të gjeturat, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë trup i ekipit.
Në zonën ku mendohet se mund të jetë zhdukuar nëndetësja u dërguan anije dhe helikopterë. Përpjekjeve iu bashkua edhe një aeroplan i forcave amerikane, P-8 Poseidon, bashkë me 20 anije indoneziane, një luftanije australiane dhe katër aeroplanë indonezianë.