Të paktën 11 persona humbën jetën dhe një person është zhdukur kur një traget u përmbys në brigjet lindore të ishullit indonezian të Sumatrës, njoftoi sot agjencia kombëtare e kërkim-shpëtimit.
Zyrtarët thanë se trageti po transportonte rreth 74 persona në ishullin e vogël, transmeton Fol Drejt.