Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit indonezianë po kërkojnë sot për 16 persona të zhdukur nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të djegura, pasi një zjarr i madh që u përhap nga një depo karburanti në Xhakartë vrau të paktën 18 persona dhe plagosi rreth 40, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike.
Shefi i policisë indoneziane Listjo Sigit Prabowo tha se më shumë se 1,300 njerëz u zhvendosën dhe u vendosën në 10 zyra qeveritare, një post komandimi të Kryqit të Kuq dhe një stadium sportiv.
Rreth 260 zjarrfikës me 52 makina zjarrfikëse e shuan zjarrin pak para mesnatës të së premtes, pak më shumë se dy orë pasi shpërtheu, thanë zyrtarët e zjarrit. /FolDrejt/