“Nëse ka një vend që na ofron një çmim më të mirë, sigurisht”, tha presidenti indonezian.
Presidenti indonezian Joko Widodo po shqyrton blerjen e naftës ruse për të kompensuar ndikimin ekonomik të rritjes së kostove të energjisë, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera si India dhe Kina, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Gjithmonë jemi duke i parë të gjitha opsionet. Nëse ka një vend që na ofron një çmim më të mirë, sigurisht”, tha Widodo në një intervistë për Financial Times, kur u pyet për mundësinë që Indonezia të blejë naftë nga Rusia./FolDrejt/