Presidenti rus Vladimir Putin do t’i bashkohet samitit të G20 “nëse situata është e mundur”, tha presidenti i Indonezisë.
Joko Widodo, kryesuesi i këtij viti i bllokut, tha gjatë një bisede telefonike me Putinin javën e kaluar se ai nuk e kishte përjashtuar pjesëmarrjen në samitin në Bali dhe do të bashkohej nëse ishte e mundur, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Por nëse jo … ndoshta ai do të kërkojë ta bëjë atë virtualisht,” u tha Widodo gazetarëve gjatë një vizite në Bali.
Gazeta Financial Times citoi presidentin të thoshte se biseda e tij me Putinin i kishte lënë atij një “përshtypje të fortë” se ai nuk do të merrte pjesë.
Si nikoqire e G20-ës, Indonezia i ka rezistuar presionit nga vendet perëndimore dhe Ukraina për të shkëputur Putinin nga samiti i liderit dhe për të dëbuar Rusinë nga grupi, duke thënë se nuk ka autoritetin për ta bërë këtë pa konsensus midis anëtarëve.
“G20 nuk është menduar të jetë një forum politik. Është menduar të jetë për ekonominë dhe zhvillimin,” tha ai në një intervistë për gazetën Financial Times.
Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se nuk do të merrte pjesë nëse Putin do të merrte pjesë./FolDrejt/