Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi sot Indonezinë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 05:29 sipas kohës lokale, njoftoi Agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e vendit të Azisë Juglindore.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në veriperëndim të Timorit Jug-qendror në provincën Nusa Tenggara Lindore.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 75 kilometrash.