Duket që virusi korona, krahas dëmeve ekonomike, ka sjell edhe dy të mira të verifikueshme. E para është pastrimi i ajrit në rang botëror, kurse e dyta është forcimi i partive tradicionale dhe shkërmoqja e partive populliste në Europë.
Sipas një ankete të ARD-„Deutschlandtrend“, partia e Angela Merkel CDU/CSU do fitonte 38 përqind të votave (plus 3 përqind nga dy javë më parë), kurse partia tjetër qeveritare gjermane SPD do fitonte 17 përqind (plus një përqind).
Humbësi më i madh është partia populliste gjermane AfD që tashmë ka përkrahjen e 9 përqind të gjermanëve. Partia Të Gjelbërit ka përkrahjen e 19 përqind të gjermanëve, kurse Die Linke 7 përqind, si dhe FDP vetëm 5 përqind./Foldrejt.com