Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja me COVID-19 është duke u rënduar dhe se ka numër të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim.
Ai ka thënë 36 pacientë janë në gjendje kritike, nga 780 sa janë gjithsej duke u trajtuar nëpër spitalet rajonale dhe QKUK.
“Situata me COVID-19 është duke u rënduar nga dita në ditë. Ne po shohim përditë numër më të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim. Sot kemi 780 pacientë të shtrirë në 7 spitale të përgjithshme dhe në klinikat COVID të QKUK-së. 36 në gjendje kritike, mbi 500 pacient janë me oksigjen të vazhdueshëm”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu njoftoi se është marrë vendim që të kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të zgjerohen kapacitetet e SHSKUK-së për hospitalizimin e pacientëve me koronavirus.