12 maji i dedikohet infermierëve.
Në këtë datë shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, ndaj për nder të kësaj dite Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti një tryezë me moton “Infermierët një zë për të udhëhequr”, përfshirë këtu edhe akterët e tjerë ku u kërkua përmirësimi i kushteve për këtë komunitet.
Veçse viteve të fundit ky profil është bërë shumë atraktiv për të rinjtë.
Ndaj edhe sipas disa nga kolegjet private, kërkesat janë masive për t’i ndjekur studimet në këtë drejtim, ku raporti i konkurrencës është 5 studentë për një vend.
Megjithëkëtë, sipas OIK nëse vazhdon ky trend i largimit i profesionistëve të rinj nga Kosova, brenda 5-6 vjetëve të ardhshme sistemit publik shëndetësorë do t’i duhet të kërkojë infermierë jashtë kufijve.