Inflacioni në Britani të Madhe është rritur në 9.1 për qind në maj, duke arritur nivelin më të lartë në 40 vjet.
Byroja britanike e statistikave (ONS) publikoi të dhënat e inflacionit për muajin maj, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave të përditësuara, inflacioni i vendit, i cili qëndroi në 9 për qind në prill, u rrit në 9.1 për qind muajin e kaluar.
Kontributin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë dhënë çmimet e energjisë, karburanteve, ushqimeve dhe pasurive të paluajtshme.
Inflacioni i majit në Britani në këtë nivel u regjistrua për herë të fundit në vitin 1982./FolDrejt/