Inflacioni vjetor i konsumatorit në Gjermani u konfirmua në 6.1% në maj, sipas të dhënave të publikuara të martën, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
“Norma e inflacionit ka vazhduar të ngadalësohet, por megjithatë mbetet në një nivel të lartë,” tha Ruth Brand, presidente e Zyrës Federale të Statistikave ose Destatis.
Shifra ishte në rënie nga 7.2% në prill, 7.4% në mars dhe 8.7% në shkurt, treguan të dhënat e Destatis.
“Rritja nga viti në vit në çmimet e energjisë ishte shumë më e vogël në maj dhe çmimet e ushqimeve vazhduan të jenë nxitësi më i madh i inflacionit,” shtoi ajo.
Çmimet e energjisë u rritën me 2.6% në maj nga një vit më parë, duke u zbutur nga rritja prej 6.8% e prillit, kryesisht për shkak të një efekti bazë.
Inflacioni i ushqimeve ishte 14.9% në maj, nga 17.2% në prill.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit në Gjermani ranë me 0.1% në maj. /FolDrejt/