Inflacioni vjetor i konsumatorit në zonën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) pësoi zbritje të lehtë në 9.2% në janar krahasuar me një muaj më parë pasi rritja e çmimit të energjisë u ngadalësua, sipas të dhënave të publikuara të martën, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Rritja vjetore e çmimeve të konsumit ishte 9.4% në dhjetor 2022, tha organizata me bazë në Paris.
Normat më të mëdha vjetore të inflacionit të konsumatorit u regjistruan në Hungari, Letoni, Lituani dhe Turqi (të gjitha mbeten mbi 20%), tha OECD.
Inflacioni i energjisë ra nga 18.2% në dhjetor 2022 në 16.4% në janar, niveli i tij më i ulët që nga marsi 2021.
Ulja e inflacionit të energjisë erdhi pjesërisht nga ndryshimi i politikës në Holandë (futja e një kufiri të çmimit të energjisë) dhe Itali (ulja e çmimeve të produkteve të rregulluara të energjisë).
Inflacioni i ushqimeve në OECD ra në 15.2%, nga 15.6% në muajin e kaluar, ndërsa inflacioni pa ushqime dhe energji ishte i qëndrueshëm në janar.
Në G20, norma vjetore e inflacionit ishte përgjithësisht e qëndrueshme në 8.4% në janar. Norma e inflacionit është ulur në Indonezi dhe Afrikën e Jugut, por është rritur në Argjentinë, Kinë dhe Indi. /FolDrejt/