Inflacioni vjetor i konsumit në eurozonë ka arritur numër dyshifror në tetor, kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, çmimet e konsumit në eurozonë u rritën me 10,7 për qind në tetor në krahasim me vitin e kaluar, që është rritja më e madhe në histori, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Paraprakisht, shkalla e inflacionit në shtator ishte 9,9 për qind.
Parashikimi i tregut ishte për një rritje vjetore prej 10,2 për qind të çmimeve të konsumit në eurozonë.
Çmimet e energjisë u rritën me 41,9 për qind me bazë vjetore në tetor, ndërsa çmimet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 13,1 për qind në të njëjtën periudhë.
Në baza mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në eurozonë u rrit me 1,5 për qind në tetor./FolDrejt/