Sipas të dhënave paraprake, norma vjetore e inflacionit në eurozonë në muajin prill ishte 7.0 për qind, që është një rritje prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi sot Eurostat.
Norma bazë e inflacionit u ngadalësua në prill, por është ende në një nivel të lartë prej 5.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raporton AP, përcjell Fol Drejt.
Çmimet e ushqimeve u rritën me 13.6 për qind në prill, që është pak më pak se 15.5 për qind e marsit, ndërsa çmimi i energjisë u rrit me 2.5 për qind./FolDrejt/