Inflacioni ka vazhduar të ngadalësohet në Rusi, duke qëndruar në më pak se 12 për qind në nëntor nga viti në vit, pasi u rrit në nivelin më të lartë 20-vjeçar pas fillimit të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, sipas statistikave, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Muajin e kaluar, rritja e çmimeve ishte 11.98 për qind, nga 12.63 për qind në tetor, tha shërbimi shtetëror i statistikave Rosstat.
Rënia e inflacionit vjen pavarësisht nga një breshëri sanksionesh perëndimore që kanë prekur pjesën më të madhe të ekonomisë ruse, siç është sektori i automobilave.
Më herët të premten, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai priste që inflacioni të qëndronte në 12.2 përqind këtë vit, ndërsa produkti i brendshëm bruto do të tkurret me 2.9 përqind. /FolDrejt/