Në muajin mars të këtij viti çmimet e konsumit në zonën e Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) u rritën për 8,8 për qind në baza vjetore, krahasuar me 7,8 për qind në muajin e mëparshëm, përkatësisht një rritje më e lartë që nga tetori i vitit 1988.
Sipas të dhënave zyrtare të OECD-it, inflacioni në vendet e OECD-it në muajin mars të vitit të kaluar ishte 2,4 për qind, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rreth një e pesta e vendeve të OECD-it shënuan inflacion dyshifror.
Inflacioni i çmimit të energjisë në mars u rrit në 33,7 për qind në baza vjetore, nga 26,6 për qind në shkurt, normë më e lartë që nga maji i vitit 1980.
Inflacioni në baza vjetore, pa përfshirë ushqimin dhe energjinë, u rrit në 5,9 për qind në mars, nga 5,6 për qind sa ishte në shkurt./FolDrejt/