Shkalla vjetore e inflacionit të Gjermanisë është ngjitur në një rekord të ri prej 7.9 për qind në maj, nga 7.4 për qind në prill, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara sot.
Shkalla e inflacionit të vendit tani ka arritur në nivelet më të larta të të gjitha kohërave për tre muaj rresht – i pari që nga ribashkimi gjerman në vitin 1990, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Çmimet e energjisë vazhdojnë të luajnë rol dominues në krizën spirale, duke u rritur me 38.3 për qind me bazë vjetore në maj, njoftoi agjencia gjermane statistikore Destatis.
Edhe çmimet e ushqimeve janë “rritur mbi mesataren” me një kërcim prej 11.1 për qind.
“Një shkallë inflacioni e ngjashme me atë të majit 2022 u regjistrua për herë të fundit në Gjermani në dimrin e vitit 1973/1974, kur çmimet e naftës minerale ishin rritur ndjeshëm, si pasojë e krizës së parë të naftës”, thuhet në deklaratën e Destatis./FolDrejt/