Çmimet e konsumit në Korenë e Jugut u rritën me ritmin më të shpejtë në pothuajse 14 vjet këtë maj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Çmimet e konsumit u rritën me 5,4 për qind muajin e kaluar, nga 4,8 për qind në prill, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe rimëkëmbjes së vazhdueshme ekonomike të Koresë së Jugut, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap, duke cituar të dhëna nga Statistikat e Koresë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kjo ishte rritja më e lartë në bazë vjetore që nga 5,6 përqindëshi i gushtit të vitit 2008, ndërkohë që rritja e inflacionit gjithashtu kaloi mbi 5 për qind për herë të parë që nga rritja prej 5,1 për qind në shtator 2008, tha Yonhap.
“Në maj, çmimet e derivateve të naftës, të ushqimeve të përpunuara dhe çmimet e shërbimeve personale shtuan rritjen e tyre të lartë. Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore gjithashtu u rrit”, ka thënë Eo Woon-sun, një zyrtar i lartë i Statistikave të Koresë.
Zyrtari ka paralajmëruar se ndërprerjet e furnizimit global mund të rrisin më tej çmimet e mallrave industriale dhe shërbimeve personale në qershor./FolDrejt/