Inflacioni i vendit shënon sërish nivel rekord.
Norma vjetore e inflacionit në Gjermani arriti në 7.3 për qind në mars, më e larta që nga viti 1981, treguan sot të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 2.5 për qind në muajin mars, shtoi Destatis.
Në mars, çmimet u rritën kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit natyror dhe produkteve të naftës, pasi Rusia nisi luftë kundër Ukrainës.
Ulja e dërgesave për shkak të ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 gjithashtu kontribuan në rritjen e inflacionit.
Norma vjetore e inflacionit ishte 5.1 për qind në shkurt, që ishte gjithashtu niveli më i lartë që nga ribashkimi i Gjermanisë, sipas Destatis./FolDrejt/