Shërbimi Federal i Statistikave Shtetërore të Rusisë (Rosstat) njoftoi se inflacioni vjetor në muajin shtator në vend ishte 13,7 për qind.
Sipas Rosstat, inflacioni vjetor në muajin gusht në Rusi ishte 14,3 për qind, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shifra ishte pak më e lartë se parashikimet e tregut për rritje prej 13,6 për qind, duke rritur pritjet se Banka Qendrore Ruse do t’i jepte fund lehtësimit monetar.
Inflacioni nga muaji në muaj ishte 0,05 për qind.
Sipas parashikimit të Bankës Qendrore, inflacioni vjetor do të bjerë në 11-13 për qind në vitin 2022, 5-7 për qind në vitin 2023 dhe 4 për qind në vitin 2024./FolDrejt/