Inflacioni vjetor i konsumatorit në Francë ka shënuar një rekord të ri në muajin tetor për shkak të kostove më të larta të energjisë, ushqimit dhe mallrave të përpunuara.
Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike njoftoi se çmimet e konsumit janë rritur me 6,2 për qind në bazë vjetore në tetor, duke u përshpejtuar nga niveli më i ulët në katër muaj prej 5,6 për qind në shtator, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga qershori i vitit 1985.
Çmimet e energjisë shënuan një rritje vjetore prej 19,2 për qind në tetor kundrejt 17,9 për qind një muaj më parë. Çmimet e ushqimeve u rritën me 11,8 për qind në bazë vjetore në tetor dhe të mallrave të përpunuara me 4,2 për qind.
Në bazë mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 1 për qind në muajin tetor, pas rënies me 0,6 për qind në shtator./FolDrejt/