Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka inicuar në Kuvendin e Kosovës, mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
“Bordi i ZRrE-së ka dështuar, duke dyfishuar çmimin e energjisë elektrike dhe duke ia humbur mbi 100 milionë euro taksave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka inicuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Derisa, partia në pushtet duke votuar kundër shkarkimit të Bordit, edhe njëherë doli në mbrojtje të shtrenjtimit të energjisë, duke kontribuar në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve”
“Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij”.
“Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet”.