Ish-mesfushori Andres Iniesta ka folur për depresionin e thellë që pësoi kur ishte në kulmin e karrierës së tij, duke luajtur për FC Barcelona. Arsyeja e depresionit të tij ishte vdekja e shokut të tij të ngushtë, lojtari i RCD Espanjol, Dani Harkue.
Ai ndërroi jetë nga një atak në zemër në moshën 26-vjeçare në verën e vitit 2009. Mesfushori ka folur në një podcast ‘The Wild Project’ se si i ka përjetuar ato ditë.
“Kur po luftoja me depresionin, koha më e mirë e ditës ishte kur merrja pilulat dhe shkoja në shtrat. Humba vullnetin për të jetuar. Përqafoja gruan time, por ishte si të përqafoja një jastëk. Nuk ndjeja asgjë”, thotë ai.
“Unë vazhdoj të shkoj në terapi sepse kam nevojë të rregulloj veten. Më pëlqen të dëgjoj profesionistë që flasin për sëmundjet mendore dhe depresionin. Me kalimin e kohës, jeta të mëson se depresioni dhe sëmundjet mendore mund të prekin këdo. Nuk ka të bëjë me gjërat materiale pasi mund të kem të gjitha makina në botë dhe gjithçka që dua, por është ende e vështirë të përballesh me problemet e jetës”, pranoi ai.