Lorenzo Insigne nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Napolin dhe në merkaton e verës do të jetë një lojtar i lirë.
Që tani emri i sulmuesit të Napolit është lidhur me shumë skuadra të njohura në Europë, por sipas Will Forbes, specialist i tregut të transferimeve për “Toronto Sun”, e ardhmja e lojtarit italian mund të jetë në MLS.
Gazetari raporton se ka shumë shanse që Insigne mund të pranojë ofertën e Toronto FC për të vazhduar të luajë në MLS, sepse ofertat e klubeve në Europë nuk e kënaqin sulmuesin.
Paga që i ofron klubi kanadez intriguese, më e lartë nga ajo që përfitoi Sebastian Giovinco vitë më parë, kur la Juventusin./abcnews.al