Në Komunën e Prishtinës po vazhdon inspektimi nëpër biznese për të parë zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
Tahiri ka shkruar se inspektorët po punojnë me orar të zgjatur dhe me rotacion, për të mbuluar tërë territorin e kryeqytetit.
“Inspektime të vazhdueshme në terren, në biznese, për të parë nga afër zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Me orar të zgjatur e me rotacion, ekipet e Inspekcionit po e mbulojnë gjithë territorin e Kryeqytetit. Janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në çdo kohë, në çdo situatë, brenda kompetencave që kanë”, ka shkruar Tahiri.