Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të
marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ
në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim
dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.
Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel
vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë./FolDrejt/