Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit të Tregut, ka vazhduar inspektimet e peshës së bukës, pas ankesave që ka pranuar nga qytetarët.
Sipas një njoftimi, gjatë inspektimeve në qytete të ndryshme të vendit, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës e për këtë edhe janë gjobitur disa furra, njofton Klankosova.tv
“Gjatë inspektimeve në subjekte dhe qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës. Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut,” thuhet në njoftim.