Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi tha se agjencia po përgatitet të inspektojë dy objekte bërthamore të Ukrainës pas pretendimeve të Rusisë se Ukraina po zhvillon një “bombë të pistë”, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“IAEA inspektoi një nga këto lokacione një muaj më parë dhe të gjitha gjetjet tona ishin në përputhje me deklaratat mbrojtëse të Ukrainës”, tha Grossi. “Aty nuk u gjet asnjë aktivitet apo material bërthamor i padeklaruar.”
Sipas Grossit, inspektimi do të kryhet me kërkesë të Ukrainës. /FolDrejt/