Inspektorët e IAEA po inspektojnë 2 objekte bërthamore të Ukrainës pas pretendimeve të Rusisë për “bombë të pistë”, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi tha më 31 tetor se inspektorët e agjencisë kanë filluar dhe së shpejti do të përfundojnë inspektimet në dy termocentrale bërthamore të Ukrainës.
Rusia ka bërë pretendime të paprovuara se Ukraina po zhvillon një “bombë të pistë” – një pajisje që përdor eksploziv për të shpërndarë mbetjet radioaktive. Më herët, Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se akuzat e Rusisë janë pjesë e një “fushate dezinformimi që mund të synojë krijimin e një preteksti për një operacion të rremë”. /FolDrejt/