Vladimir Putin po kërkon të margjinalizojë një organizatë të fuqishme mercenare që ka luftuar në emër të Rusisë që nga fillimi i luftës, sipas një raporti të ri nga Instituti për Luftën (ISW).
Grupi i Wagner pësoi humbje të mëdha duke luftuar në emër të regjimit të Putinit, por duket se presidenti rus u ndje i kërcënuar nga ngritja e liderit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin .
Raporti i ISW sugjeron se presidenti rus po i drejtohet forcave të tij tradicionale të armatosura, raporton Sky News.
Vladimir Putin e zbriti gjeneralin Sergei Surovikin nga pozicioni i komandantit të Forcave Ajrore dhe ishte Surovikin ai që ishte aleati kryesor i Prigozhin në ushtrinë ruse. Kjo ka të ngjarë të pengojë grupin Wagner në blerjen e pajisjeve përmes kanaleve tradicionale ushtarake, shkruan ISW.
Gjenerali Surovikin tani raporton te Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse, duke centralizuar kështu zinxhirin komandues të Putinit.
ISW vë në dukje se Putini nuk i vlerësoi forcat e Wagnerit për marrjen e Soledarit gjatë një interviste me TV federal më 15 janar, edhe pse rënia e atij qyteti shënoi një fitore të rrallë për Kremlinin.
ISW shton se sipas shërbimit të inteligjencës ukrainase, përgatitja e Putinit për të rritur rezervat e ushtrisë ruse konfirmon gjithashtu një mbështetje më të madhe te Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm./FolDrejt/