Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot dy senatorët amerikanë: Chris Murphy dhe Gary Peters, transmeton Fol Drejt.
Pas takimit Presidentja Osmani tha ndër të tjera tha se Kosova tashmë është dëshmuar si vendi më proamerikan në botë.
“Siç dëshmohet në bashkëpunime, Kosova është vendi më pro amerikan në botë me shumë krenari. Prandaj në këtë kohë ku gjithë arkitektura e Evropës po sfidohet nga mendësia autokratike, Kosova gjendet në krahë të SHBA-së” – tha ajo në konferencë për shtyp pas takimit.
Për sa i përket thelbit të bisedës, osmani tha se në këtë takim “shpreha nevojën për bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në. Kam kërkuar përkrahje për integrimin e Kosovës ne organizatat ndërkombëtare. Integrimi i Kosovës është përgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë në vitet e 90-a. I njoftova edhe për çështjen që Serbia nuk i ka zbatuar në kuadër të dialogut”, tha ajo.
Murphy dhe Paters pas takimit thanë se ShBA-të do të vijojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Vetë senatori Murphy tha se:
“Nuk është koincidence që po fillojmë udhëtimin tonë në Kosovë, kjo aleancë është e fuqishme e qëndrueshme dhe është jetike. Kur SHBA ka nevojë për ndihmë, thirrjet tona të para janë në Kosovë. Kosova është ndër shtetet e para që ngritët në këmbë. Është bashkë me SHBA-në”, është shprehur ai.
/FolDrejt/