Ndihma për të shtënat në objektiva të përzgjedhura është pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për t’i siguruar Ukrainës inteligjencë në kohë reale nga fusha e betejës.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar inteligjencë që ndihmuan forcat ukrainase të vrasin shumicën e gjeneralëve rusë që vdiqën në luftën në Ukrainë, pretendon sot New York Times, duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë.
Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë vrarë rreth 12 gjeneralë rusë në fushën e betejës, kujton gazeta amerikane./FolDrejt/