Një chatbot i inteligjencës artificiale (AI) u kërkoi adhuruesve në një kishë të mbushur plot të Shën Palit në qytetin gjerman të Firthit të ngriheshin nga stolat e tyre dhe të luteshin.
ChatGPT, i mishëruar në avatarin e një njeriu të zi me mjekër në një ekran gjigant mbi altar, më pas filloi të mbajë një shërbim para më shumë se 300 njerëzve të premten në mëngjes në një shërbim eksperimental në një kishë luterane.
“Të dashur miq, jam i nderuar të qëndroj këtu dhe t’ju predikoj si inteligjenca e parë artificiale në kongresin protestant të këtij viti në Gjermani”, tha avatari me një fytyrë pa shprehje dhe zë monoton, transmeton AP./FolDrejt/