“Ndoshta një vendim i tillë është marrë, meqë Rusia po përballet me mungesë të madhe këmbësorie në luftën me Ukrainën”, thuhet në raport
Britania e Madhe pretendon se Rusia ka shpërndarë mercenarë të Wagner-it në disa pjesë të frontit në Ukrainën lindore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kjo informatë thuhet në raportin e inteligjencës për situatën në Ukrainë të cilën e publikoi Ministria britanike e Mbrojtjes.
Theksohet se ushtarët e Wagner-it nga marsi veprojnë në koordinim me ushtrinë ruse në Ukrainën lindore. Vlerësohet se Wagner ndoshta ka marrë përgjegjësi për zona të caktuara të frontit, si njësite normale ushtarake.
“Ndoshta një vendim i tillë është marrë, meqë Rusia po përballet me mungesë të madhe këmbësorie në luftën me Ukrainën. Forcat e Wagner-it nuk kanë gjasa të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e luftës”, thuhet në raport.
Në njoftimin e Ministrisë britanike të Mbrojtjes më 18 korrik theksohet se Rusia përdori trupat e Wagner-it në pushtimin e Ukrainës për të plotësuar mungesën e personelit në vijat e frontit./FolDrejt/