Njoftimi i 18 tetorit nga komandanti i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, duke theksuar lajmet negative për luftën dhe miratimin e zhvendosjes së civilëve nga Kherson, tregon se “autoritetet ruse po konsiderojnë seriozisht një tërheqje të madhe të forcave të tyre nga zona në perëndim të lumit Dnipro”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Rusia do të përballet me një sfidë serioze për nxjerrjen e trupave dhe pajisjeve përmes lumit 1000 metra të gjerë, thuhet në raport.
Meqenëse të gjitha urat e përhershme janë dëmtuar rëndë, forcat ruse do të “mbështeten shumë në një urë të përkohshme” që ata ndërtuan afër Kherson kohët e fundit dhe njësitë ushtarake të trageteve, shkroi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Më 18 tetor, përfaqësuesi i instaluar nga Moska në rajonin e Khersonit, Vladimir Saldo njoftoi një “zhvendosje të organizuar” prej 50,000–60,000 ukrainas nga Khersoni në territoret “në bregun e majtë të lumit Dnipro”. Qyteti i Kherson ndodhet plotësisht në bregun e djathtë të lumit. /FolDrejt/