Ndërsa forcat ruse kanë vuajtur nga disfatat në fushën e betejës që nga gushti, ato kanë intensifikuar “sulmet me rreze të gjatë kundër objektivave në të gjithë Ukrainën,” raportoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar më 18 tetor, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Ka shumë të ngjarë që një objektiv kyç i kësaj fushate sulmi është për të shkaktuar dëme të përhapura në rrjetin e shpërndarjes së energjisë të Ukrainës”, thuhet në raport.
Në mëngjesin e 18 tetorit, trupat ruse goditën edhe një herë objektet e infrastrukturës energjetike – këtë herë në Kiev, Dnipro dhe Zhytomyr, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit në disa zona. /FolDrejt/