Grupi rus kundër luftës “Stop the Wagon” mori përgjegjësinë për një shpërthim në hekurudhën kryesore midis Rusisë dhe Bjellorusisë jugore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar më 26 tetor, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Më 24 tetor, guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë njoftoi se një mjet shpërthyes kishte dëmtuar hekurudhën pranë fshatit Novozybkovo, afërsisht 15 kilometra nga kufiri Rusi-Bjellorusi, sipas ministrisë. “Udhëheqja ruse do të shqetësohet gjithnjë e më shumë duke marrë parasysh se edhe një grup i vogël qytetarësh që ka qenë kundër konfliktit ka mjaftuar për një sabotim fizik”, thuhet në raportin e tij.
Rusia mbështetet shumë në transportin e saj hekurudhor për të sjellë trupa dhe pajisje në Ukrainë, por rrjeti i saj prej 33,000 kilometrash është i vështirë për t’u siguruar, shkroi ministria, duke shtuar se ky është incidenti i gjashtë ku grupi “Stop the Wagon” mori përgjegjësinë për një sabotim të tillë që nga qershori. /FolDrejt/