Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Agjencia ruse e sigurisë së brendshme FSB po heton dëmtimin e tubacioneve të gazit Nord Stream nën Detin Baltik si një akt “terrorizmi ndërkombëtar”, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Gjermania, Danimarka dhe Suedia thanë se sulmet shkaktuan derdhjen e gazit nga dy tubacione gazi rus në det.
Vendet nuk kanë thënë se kë dyshojnë për nisjen e sulmeve./FolDrejt/