Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake i Suedisë (MUST) thotë se Rusia përbën një kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt të vendit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Rendi Evropian i Sigurisë siç e njohim ka pushuar së ekzistuari…dhe me këtë janë rritur edhe rreziqet për sigurinë suedeze”, tha Lena Hallin, kreu i MUST në një konferencë shtypi.
Suedia ka aplikuar për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike të NATO-s në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, por oferta e saj për anëtarësim aktualisht po pengohet nga Hungaria dhe Turqia.
Hallin tha se ajo priste që Rusia të forconte aftësinë e saj ushtarake në zonën e afërt të Suedisë kur të ishte e mundur, në përgjigje të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO. /FolDrejt/