Inter ka arritur të sigurojë biletën për në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll pasi arriti të eliminojë rivalin e qytetit, Milanin, raporton Fol Drejt.
Klubi zikaltër pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë, arriti që edhe në ndeshjen e dytë të fitojë me golin e veëm të shënuar në minutën e 74-të nga sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, i cili shënoi pas asistimit të Lukakut.
Kësisoj, Interi arriti që pas 13 vitesh të kualifikohet në finale të kompeticionit më prestigjioz evropian, kur edhe e kishte fituar për herë të fundit trofeun nën drejtimin e Jose Mourinhos. /FolDrejt/