Inter ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League ndaj Milanit me rezultat 2-0, shkruan Fol Drejt.
Inter fitoi me golat e shënuar nga Dzeko në minutën e 8-të dhe Mkhitaryan tre minuta më vonë.
Megjithë rastet që kishin të dyja skuadrat, gola më nuk pati dhe Inter ka një përparësi të konsiderueshme para ndeshjes së kthimit pas një jave. /FolDrejt/