Milan Skriniar është objektivi kryesor i Paris Saint Germain për repartin e mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi sllovak mund të shitet këtë verë nga Neroazzurët të cilët kanë nevojë për të ardhura për t’i shpëtuar dënimit për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.
Skriniar është njëri nga emrat që mund të largohet nga klubi, pasi siguron të ardhura të mëdha.
Megjithatë Interi ka refuzuar ofertën e parë të gjigantit francez Paris Saint Germain për ta lënë të lirë yllin e skuadrës.
PSG ka ofruar 50 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, por kjo ofertë nuk ka qenë e mjaftueshme që Inter ta lejoj largimin e tij.
Sipas mediave franceze, PSG do të tentojë gjatë ditëve të ardhshme me një ofertë të përmirësuar për ta bindur Interin të heqë dorë nga ylli sllovak. /Telegrafi/